Si të shtrosh dysheme laminati
Laminati me sistem klik shtrohet pa ngjitës dhe pa vegla të shtrenjta. Me përgatitje të mirë, një dhomë mesatare përfundon brenda ditës.
- Vështirësia: Mesatare
- Koha: 6 orë
- Me video
Përgatitja
Lëri pakot e mbyllura në dhomë 48 orë që laminati të marrë temperaturën dhe lagështinë e saj. Dyshemeja poshtë duhet të jetë e thatë, e pastër dhe e rrafshët: një ndryshim më i madh se 2–3 mm në 1 metër duhet niveluar më parë, përndryshe dërrasat kërcasin dhe hapen te lidhjet.
Hapat
- Hiq pervazet (shiritat e murit) dhe fshije dyshemenë mirë.
- Mbi beton shtro najlonin kundër lagështisë, me mbivendosje 20 cm, pastaj shtresën izoluese, skaj më skaj pa mbivendosje.
- Fillo nga muri më i gjatë dhe më i drejtë, me drejtimin e dërrasave paralel me dritën që hyn nga dritarja.
- Vendos pykëzat përgjatë murit: laminati duhet të ketë 8–10 mm hapësirë nga çdo mur, sepse zgjerohet me ngrohtësinë.
- Shtro rreshtin e parë me anën e gjuhëzës nga muri. Dërrasën e fundit të rreshtit prite në masë.
- Copën që të mbetet nga prerja (nëse është më e gjatë se 30 cm) përdore për të nisur rreshtin tjetër — kështu lidhjet nuk bien në një vijë.
- Fute çdo dërrasë të re me kënd në rreshtin e mëparshëm dhe ule poshtë derisa të bëjë klik. Lidhjet e shkurtra mbylli me goditje të lehta përmes bllokut, kurrë drejtpërdrejt me çekiç.
- Rreshtin e fundit prite për së gjati sipas masës (duke lënë hapësirën nga muri) dhe mbylle me shufrën tërheqëse.
- Hiq pykëzat dhe vendos pervazet duke i fiksuar në mur, jo në laminat.
- Te pragjet e dyerve vendos profile kalimi, që laminati të lëvizë lirshëm.
Kur ta thërrasësh mjeshtrin
- Kur dyshemeja poshtë është e pabarabartë dhe duhet niveluar me masë vetënivelizuese.
- Për banjo dhe kuzhina me lagështi — aty zakonisht duhet pllakë ose vinil, jo laminat i zakonshëm.
- Për shkallë, dhoma me shumë kënde ose kur ke afat të ngushtë.
- Kur do të heqësh parket ose pllaka të vjetra para shtrimit.
Gjej një profesionist për rregullime të brendshme (mure & dysheme)
Mjeshtër me vlerësime reale nga klientët e platformës. Shiko profilin, krahaso, ose posto kërkesën dhe lëri ata të të gjejnë.

