Kalo te përmbajtja

Tutoriale

Bëje vetë — ose gjej mjeshtrin

Video dhe udhëzues hap pas hapi për punët e vogla të shtëpisë. Kur puna kërkon profesionist, mjeshtrit e duhur janë në të njëjtën faqe.

Klima & Ngrohje

Si ta pastrosh filtrin e klimës

Filtri i pistë e bën klimën të ftohë më dobët, të harxhojë më shumë rrymë dhe të nxjerrë erë të keqe. Pastrimi zgjat 20 minuta dhe s'kërkon asnjë vegël të veçantë.

  • E lehtë
  • 20 min
  • Video
Klima & Ngrohje

Si ta nxjerrësh ajrin nga radiatori

Radiatori ngroh poshtë, por lart mbetet i ftohtë? Ka ajër brenda. Me një çelës të vogël dhe 15 minuta e kthen ngrohjen në gjendje normale.

  • E lehtë
  • 15 min
  • Video
Punë Hidraulike

Si ta rregullosh rubinetin që pikon

Një rubinet që pikon humb qindra litra ujë në muaj. Shumicën e herëve fajin e ka një guarnicion ose kartuçë e konsumuar — pjesë që e ndërron vetë për gjysmë ore.

  • Mesatare
  • 30 min
  • Video
Rregullime të brendshme (mure & dysheme)

Si të shtrosh dysheme laminati

Laminati me sistem klik shtrohet pa ngjitës dhe pa vegla të shtrenjta. Me përgatitje të mirë, një dhomë mesatare përfundon brenda ditës.

  • Mesatare
  • 6 orë
  • Video
Dyer & Dritare

Si ta ndërrosh cilindrin e bravës së derës

Ke humbur një çelës, je zhvendosur në banesë të re ose çelësi ngec? Ndërrimi i cilindrit të bravës kërkon një kaçavidë dhe 20 minuta — pa ndërruar bravën e gjithë derës.

  • E lehtë
  • 20 min
  • Video
Moler

Si ta lyesh murin pa njolla

Një mur i lyer mirë varet më shumë nga përgatitja sesa nga boja. Me rul, furçë dhe shirit letre, një dhomë mesatare lyhet brenda ditës, pa njolla dhe pa vija.

  • E lehtë
  • 5 orë
  • Video
Punë elektrike

Çka të bësh kur bie siguresa

Ike rryma vetëm në shtëpinë tënde? Shpesh ka rënë një siguresë. Në pak minuta e gjen shkakun dhe e kthen rrymën, pa prekur asnjë tel.

  • E lehtë
  • 15 min
  • Video
Pllaka & Qeramikë

Si ta rifreskosh fugën mes pllakave

Fuga e nxirë e bën banjën të duket e vjetër dhe lë ujin të futet pas pllakave. Nëse pllakat janë të shëndosha, mjafton të ndërrosh fugën, pa thyer asgjë.

  • Mesatare
  • 3 orë
  • Video
Montim & Rregullim Mobiljesh

Si ta rregullosh derën e dollapit që varet

Dera e dollapit të kuzhinës ose të garderobës varet, prek fqinjën ose s'mbyllet? Me një kaçavidë dhe tri vida të menteshës e drejton për 15 minuta.

  • E lehtë
  • 15 min
  • Video
Pastrim dhe mirëmbajtje

Si ta heqësh mykun nga muri

Njolla të zeza në qoshe, pas dollapit ose rreth dritares? Është myk. Njollat e vogla i pastron vetë për gjysmë ore, dhe me ajrosje të mirë nuk kthehen.

  • E lehtë
  • 45 min
  • Video